Një grua e veshur me të kuqe, kërcënim për të tjerat

Penelope CruzNjë bluzë e kuqe e veshur nga një grua mjafton për t’i bërë të dyshojnë të tjerat. Zonjat e veshura me të kuqe konsiderohen më tërheqëse jo vetëm nga burrat, por cilësohen si më pak të besueshme dhe në kërkim të flirteve nga gratë e tjera. Një gjë e tillë është vërtetuar nga një studim i fundit i kryer nga Universiteti e Roçesterit dhe nga Akademia Sllovake e Shkencave, e publikuar në revistën “Personality”. Testet kanë përfshirë një grup grash dhe burrash që kanë krahasuar fotografitë e grave të veshura me të kuqe e pastaj me të bardhë e jeshile. U mor mendimi se ç’mendonin për to gratë e tjera dhe rezultoi se 69% e personave thonin se të veshura me të kuqe ishin më tërheqëse por gjithashtu gratë i kanë cilësuar si persona në kërkim të flirteve.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026