Ekspertët paralajmërojnë prindërit: Kujdes kur i vendosni fëmijët në ndenjësen e makinës

E dimë tashmë që fëmijët duhet të vendosen në ndenjësen e pasme të makinës, të mbërthyer në seloxhino (karrocë për fëmijë), kur po udhëtoni me makinë.

Por, ajo çka mund të mos dini është se veshja e fëmijës mund të ndikojë në sigurinë e tij. Ekspertët paralajmërojnë prindërit se vendosja e fëmijës në ndenjësen e tij të makinës ndërkohë që ka të veshur një xhup të trashë dimri mund ta bëjë ndenjësen krejtësisht të padobishme.

Pse do të thoni ju?

Ky paralajmërim vjen sepse ndërsa fëmija është mbërthyer me një xhup të fryrë, krijohet një hapësirë e madhe mes trupit të tij dhe rripit të seloxhinos. Dhe, nëse ky rrip nuk shtrëngohet mirë në trupin e fëmijës, nuk e mbron siç duhet.

Mos harroni! Rripi i seloxhinos është shtrënguar mjaftueshëm kur mund të lëvizni lehtësisht dy gishta poshtë tij. Dhe, nëse shqetësoheni se fëmija mund të marrë ndonjë ftohje po i hoqët xhupin, ekspertët rekomandojnë t’i mbuloni ata dhe ndenjësen e makinës me një batanije.

 Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Në 2027 do të rimbursojmë trajtimin e personave me diabet tip 1
Në QSUT pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit? Ja çfarë thotë ministrja Sala
Zakone të thjeshta që na përmirësojnë shëndetin
Çelësi për uljen e kolesterolit të lartë qëndron te këto ushqime
Këmbë të enjtura, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani
Makarona apo oriz: cili është më i lehtë për tretje?
Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Nëse vuani nga këto sëmundje, konsumoni fara chia