Dita Botërore Kundër HIV/ AIDS, kreu i shtetit: Të luftojmë paragjykimet

Në Ditën Botërore Kundër HIV/AIDS, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh ndërgjegjësimi për rritjen e kujdesit shëndetësor dhe luftimin e paragjykimeve për këtë sëmundje.

“Sot në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, të ndërgjegjësohemi mbi nevojën e rritjes së kujdesit shëndetësor, përmirësimit të edukimit si dhe luftimit të paragjykimeve për këtë sëmundje”, shkruan Meta në profilin e tij në Facebook.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 1 dhjetorin e çdo viti si Ditën Botërore Kundër HIV AIDS, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV dhe AIDS, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për HIV dhe AIDS në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri
Ekportoi drejt Kroacisë perime me nivel të lartë pesticidesh, në pranga administratori i subjektit
Tragjike në spital! 61-vjeçari vdes në sallën e rezonancës magnetike pasi kishte harruar varsen në qafë
1 në 8 njerëz në botë vuan nga obeziteti
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor
Cila nga dy farmacitë mashtron pacientët dhe shtetin, duke falsifikuar pullën?
Foto/ Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" në kushte skandaloze
Si ndikojnë në trup nivelet e ulëta dhe të larta të sheqerit në gjak