Lëngje me kungull dimri, një recetë shumë e ushqyeshme për vogëlushët tuaj

Nga Rolina Naço, dietologe

Smoothies – ‘kungull dimri’  

Mund ta përdorni si snack për pasdite por edhe për mëngjes sidomos në këtë periudhë ku janë shumë të ndjeshëm ndaj virozëve. Pasi përmban një vlerë të lartë në vitaminë C dhe vitaminë E.
– Përmban 25% të vlerave ditore në vitaminë K
-Dhe në rast se fëmija juaj është intolerant ndaj laktozës mund të përdorni qumësht bajamesh (bajame të grira) të cilat gjithashtu janë shumë të pasura në kalcium.
Përbërësit:
1/2 filxhan pure kungulli të zierë
1/2 banane të prerë në feta të holla
1/4 filxhan arra
1/2 lugë çaji kanellë (erëz)
1/4 lugë çaji arrë moskat (erëz)
1/8 lugë çaji vanilje (erëz)
1 filxhan qumësht të skremuar
Akull 1 filxhan
1 lugë gjellë mjaltë
Shtoni të gjithë përbërësit në një blender!
Ju bëftë mirë!/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore