Nga Blerina Bombaj, dietologe
Një supë që arrin të bëj bashkë dy ushqimet me vlera të jashtëzakonshme, të cilat shumëfishohen kur merren së bashku – hudhrën dhe lulelakrën; në një shije që nuk i rezistojnë as të vegjlit .
Përbërësit:
- 1 kokë lulelakër të prerë në lule të vogla
- 3 patate mesatare të prera në kubike
- 2 hudhra të shtypura
- 1 lugë të vogël curry
- 2 lugë të mëdha gjalpë
- 1 filxhan ujë
Përgatitja:
Hidhni gjalpin me ujin në tenxhere dhe sapo të shkrijë gjalpi hidhni hudhrat dhe curry-n. Gatuani 2 minuta sa të zbuten dhe hidhni pataten. Gatuani sa të marri pak “faqe” patatja dhe shtoni lulelakrën. Shtoni pak ujë nëse fillon t’ju ngjisë dhe gatuani sa të zbutet pak duke përzier. Shtoni ujë sa të mbulohen dhe i lini të ziejnë. Pasi të jenë zbutur krejtësisht i hiqni nga zjarri dhe i shtoni 120ml qumësht. I grini me blender deri sa të formohet masë kremoze dhe i ktheni për 1-2 min në zjarr. Sapo të formojë flluska e hiqni. Nëse doni akoma më shumë shije, mund t’i shtoni edhe pak parmixhano të grirë në bluarje./ Shendeti.com.al


