Lind bebja nga embrioni që mbahej i ngrirë prej 25 vitesh

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ka lindur një bebe nga një embrion që mbahej i ngrirë prej gati 25 vitesh – duke shënuar kështu një rekord të periudhës midis ngjizjes dhe lindjes që pas shpikjes së metodës me fekondim artificial.

Embrioni është dhuruar nga një familje amerikane dhe është fëmija e parë e lindur nga një grua e cila ishte vetëm 1 vjeç kur u ngjiz embrioni.

Nga ky embrion ka lindur një e vajzë e shëndetshme, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emma Wren Gibson. Embrioni është shkrirë në mars të këtij viti dhe është transferuar në mitrën e nënës  Tina Gibson. 9 muaj më vonë, në nëntor të këtij viti, lindi edhe Emma.

“E imagjinoni që isha vetëm 25 vjeç? Ky embrion dhe unë mund të ishim mikesha shumë të mira”, thotë znj. Gibson, tani 26 vjeç.

“Doja të kisha thjesht një fëmijë. Nuk më intereson nëse kam vendosur një rekord botëror apo jo”, shton ajo.

Embrioni i fertilizuar është siguruar nga Qendra Kombëtare për Dhurimin e Embrionëve, në SHBA. Mjekët atje e kanë pagëzuar ndryshe Emën si “bebja e ngrirë” për shkak të periudhës së gjatë që është mbajtur në ngrirje.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës