Pyet mjekun: A mund të ngelesh shtatzënë nga seksi anal?

Përshëndetje! Ju lutem, më duhet një përgjigje sa më shpejt. Unë jam e virgjër por duke “luajtur” seks anal me partnerin tim, në një moment ai prishet dhe derdhet mbi mua. Kam frikë se mund të kem ngelur shtatzënë.

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 3, Tiranë.

Në asnjë mënyrë! Është e pamundur të ngelesh shtatzënë me marrëdhënie anale. Për të mbetur shtatzënë marrëdhëniet seksuale duhet të jenë të rregullta dhe cipa e virgjërisë të jetë defloruar (çarë). Për ta shpjeguar më mirë, spermatozoidi kalon nëpërmjet një rruge, futet në gypin e vaginës, nga gypi i vaginës në qafën e mitrës, nga qafa e mitrës kalon në mitër, nga mitra kalon në tubat e fallopit nëpërmjet fimbrimeve (qimeve) që ka tubi i fallopit dhe më pas tek veza. Nëse aty ndodh fekondimi, kalon përsëri nëpërmjet tubave të fallopit dhe futet brenda në mitër. Por kjo rrugë nuk gjendet nëse kryen seks anal, apo nuk është çarë cipa e virgjërisë. Pra, sperma bashkë me spermatozoidët ngelen aty.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun