Beqarë dhe të vetmuar? Ja çfarë po i shkaktoni vetes

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Janë publikuar të dhëna të reja në lidhje me efektet potenciale të dëmshme të vetmisë dhe izolimit social në shëndet dhe jetëgjatësi, sidomos tek të moshuarit. Një studim i vitit 2013 tregoi se vetmia mund të ndikojë në shëndet duke rritur nivelet e hormoneve të stresit dhe inflamacionin, ku nga ana tjetër mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës, artrit, diabet të tipit 2, demencë, madje edhe rrezik për vetëvrasje.

Te të moshuarit që raportuan se ndiheshin të vetmuar, të izoluar, pa shoqëri, nuk është të aftë mjaftueshëm për të kryer veprimtari të përditshme, krahasuar me njerëzit që nuk raportuan asnjë prej këtyre ndjenjave. Shkencëtarët tregojnë gjithashtu se individët të izoluar nga ana sociale vuajnë nga pagjumësia, reagime jonormale të sistemit imunitar dhe rënie të aftësisë njohëse.

Me zhvillimin e studimeve të reja lidhur me këtë temë, shkencëtarët kanë krijuar një ide më të qartë në lidhje me efektet e vetmisë dhe izolimin në shëndet.

Ka disa gjetje shumë interesante. E para, edhe pse kanë të njëjtin rrezik, vetmi dhe izolimi social nuk janë të njëjta.

Për ta sqaruar më mirë, njerëzit mund të ndihen të izoluar nga ana sociale dhe të mos ndihen të vetmuar; ata thjesht preferojnë një ekzistencë më hermetike. Nga ana tjetër, njerëzit mund të ndihen të vetmuar edhe kur janë të rrethuar nga shumë njerëz. Madje studimet kanë treguar se personat më të vetmuar janë ata të martuarit, që jetojnë me të tjerët dhe nuk marrin mjekime për depresionin.

Burimi: New York Post / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur