Ndryshojnë procedurat! Ja si do të prenotohen tani vizitat tek mjeku specialist (Video)

Merr fund kalvari i gjatë i ecejakeve për të marrë një shërbim tek mjeku specialist. Këtë të paktën na premton kreu i vendit, Edi Rama, me ndryshimin e procedurave për prenotimin e vizitave tek mjeku specialist.

Përmes një videoje të postuar mëngjesin e sotëm, Rama bën me dije se tashmë vizitat tek mjeku specialist do të bëhen pas një referimi online, duke marrë kështu fund, sipas Ramës, radhët e gjata dhe procedurat burokratike nga njëra zyrë në tjetrën.

Sipas dr. Bruna Shiroka, mjeke familje, sistemi i rekomandimit elektronik do të mundësojë shmangien e ecejakeve të shtuara të pacientëve nga sistemi parësor në sistemin sekondar. Duke u bazuar tek dosja elektronike e pacientëve, mjekët specialist gjithashtu do ta kenë më të lehtë të gjykojnë për gjendjen shëndetësore të tyre dhe të  japin trajtimin e duhur.

Aktualisht sistemi elektronik funksionon vetëm në Tiranë dhe pritet që brenda vitit 2018 të përhapet në të gjithë Shqipërinë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve