Një mrekulli mjekësore/ Treni i pret këmbët 2-vjeçarit, mjekët bëjnë të mundur ngjitjen e tyre

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një vogëlush që humbi të dyja këmbët në një aksident tragjik me tren tani mund të ecë serish pas mjekët arritën t’ia ngjisnin me anë të një ndërhyrjeje të jashtëzakonshme.

Mohammed Saleh po luftonte me jetën pasi u aksidentua ndërkohë që po kalonte shinat e trenit me nënën. Nëna e tij ndërroi jetë gjatë aksidentit, ndërkohë që vogëlushi u dërgua menjëherë në spital. personat e pranishëm në vendngjarje vendosën pjesët e gjymtyrëve të prera në një kuti me akull dhe e nisën 2-vjeçarin me urgjencë në spital.

Kirurgët arritën t’i ngjisnin gjymtyrët pas një operacioni që zgjati 7 orë.

Tani, 8 muaj më vonë, vogëlushi nga India është në gjendje të ecë dhe vrapojë.

Ekspertët thonë se rivendosja e një gjymtyre është ndërhyrje e ndërlikuar edhe për personat e rritur, jo më për Mohammedin e vogël. Ata tregojnë se ngjitja e gjymtyrëve ka ndodhur vetëm 13 herë në botë, vetëm 4 herë tek fëmijët e vegjël, ndaj ky rast është një sukses i vërtetë!

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj