Pse periodat janë më të dhimbshme në janar? Ekspertët kanë një përgjigje

Periodat nuk janë kurrë argëtuese. Përveç disa kënaqësive të vogla – nganjëherë gjoks pak më të madh, dhe lajmit se nuk keni ngelur shtatzënë pa dashje – nuk ka asgjë tjetër të bukur. Shumica e grave i frikësohen fazave menstruale dhe luteale (stresi para menstrual) të ciklit të tyre.

Po, janari është periudha më e dhimbshme për sa i përket periodave, konfirmon Alisa Vitti, nutriciste dhe specialiste e hormoneve. Gjatë pushimeve të fundvitit, ndodhin kaq shumë gjëra që çrregullojnë sistemin tonë endokrin, të cilat sjellin atë “periudhën e vështirë” të ciklit në janar.

Shumë prej nesh udhëtojnë, flemë më pak për shkak të ngjarjeve familjare, përpiqemi gjithashtu të përfundojmë gjërat në punë në një kohë të shkurtër, gjë e cila është shumë stresuese. Dhe pas gjithë këtyre, konsumojmë shumë sheqerna dhe karbohidrate, të cilat prekin sistemin endokrin. E gjithë kjo ndikon në nivelet e ushqyesve thelbësorë që ju nevojiten për të balancuar hormonet.

Prandaj, në janar, për shkak të çrregullimit hormonal, periodat shoqërohen me dhimbje më të mëdha.

Se çfarë duhet të bëni është e qartë, ndryshoni regjimin dhe dietën (ndiqni dieta të pasura në vlera ushqyese). Joga dhe ushtrimet e lehta mund t’ju ndihmojnë gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve dhe stresit gjatë fazave luteale dhe menstruale.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor