Video/ Shkodër, shpërthim me eksploziv para klinikës dentare

Qyteti i Shkodrës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me eksploziv të ndodhur në lagjen Rus. Eksplozivi është vendosur para një ndërtese 2-katëshe, në hyrje të së cilës gjendet një klinikë dentare.

Persona të pranishëm në vendndgjarje bëjnë me dije për Gazeta Shëndeti se eksplozivi mund të jetë vendosur te një motorçikletë, e cila ishte parkuar para ndërtesës ku ndodhi edhe shpërthimi.

Nga shpërthimi i fortë dyshohet për tre persona të plagosur, të cilët kanë shkuar në spital për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Për momentin ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi