Shkolla Mjekësore e Harvardit jep këto 6 këshilla si plan për ushqyerjen e shëndetshme. Ky plan është karakterizuar si shembulli mbarëbotërorë më i mirë për të programuar vaktet.
Le të ndjekim këshillat që na japin ekspertët:
- Yndyra të shëndetshme – Përdorni yndyra të shëndetshme (si vaj ulliri) për gatim, në sallat etj. Shmangni yndyrat e përpunuara.
- Perime – Konsumoni sa më shumë perime të varieteteve të ndryshme. Këtu nuk përfshihen patatet e skuqura.
- Fruta – Hani sa më shumë fruta të shumëngjyrshme.
- Ujë– Pini ujë, çaj ose kafe (me pak ose pa sheqer). Kufizon i konsumimin e produkteve të qumështit (1-2 racione në ditë) dhe lëngjet (1/2 gotë në ditë). Shmangni pijet e gazuara.
- Drithëra: Konsumoni drithëra të llojeve të ndryshme (elb, oriz kaf, makarona). Limitoni drithërat e rafinuara (bukë ose oriz i bardhë).
- Proteina të shëndetshme – Konsumoni peshk, mishin e shpendëve, thjerrëzat dhe frutat e thata. Limitoni mishin e kuq dhe shmangni proshutën dhe ushqimet e tjera të përpunuara.
- Dhe këshilla më e rëndësishme: Jini aktivë./ Shendeti.com.al


