4 teknikat që psikologët përdorin për të luftuar stresin

Psikologët janë specialistët që na ndihmojnë të zgjidhim problemet, të përballojmë frikën dhe të largojmë ndjesitë e këqija që po shkaktojnë ankth dhe stres. Por, edhe ata janë qenie humane dhe ka raste kur edhe ata duhet të përballojnë stresin dhe ankthin.

Më poshtë do të gjeni disa nga teknikat që psikologët përdorin për lehtësuar stresin:

shenime

Mbani shënim gjithçka që ju vjen nëpër mend

Ekspertët thonë. Për të lehtësuar stresin, mbani shënime. Mendimet, situatat, marrëdhëniet me të tjerët, idetë. I shkruani të gjitha këto dhe i jepni një strukturë gjithçkaje që ju vjen nëpër mend. Ky proces kreativ është realisht i dobishëm sepse ju ndihmon që të harroni problemet dhe të jini më të qartë me vetveten. Mbi të gjithë, do t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër.

muskuj

Tendosni muskujt

Duhet të tendosni/shtriqni muskujt për 10 sekonda dhe më pas fokusohuni tek ndjesia e relaksim për 20 sekonda.

hobi

Shpenzoni një orë kohë duke bërë gjëra që ju doni

Kaloni një periudhë kohe të shkurtër duke bërë atë çka ju dëshironi realisht. Lexoni, vizatoni, gatuani, stërvituni – çfarëdo që t’ju bëjë të lumtur. Jo punë, jo përgjegjësi, jo mendime negative – asgjë që ju shkakton mërzitje.

buze

Stimuloni nervat

Ekspertët sugjerojnë një metodë të pazakonte, megjithatë efikase, bazuar në psikologji. Prekni buzat me gishtin tregues. Në këtë mënyrë do të mund të prekni nervat e lokalizuara në sipërfaqe të buzave që stimulojnë sistemin nervor parasimpatetik dhe ju ndihmon të qetësoheni.

Burimi: Bright Side / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm