Pamje shokuese/ Gruaja përdor fëmijën si çadër gjatë një stuhie shiu

Blertina Koka

Pamje shokuese po bëjnë xhiron e internetit: Një grua është filmuar duke përdorur një fëmijë si çadër ndërkohë që po binte shi me rrebesh.

Gruaja, e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, është filmuar nga një qytetar duke vrapuar nga makina e saj për tek dyqani.

Në video gruaja ngre fëmijën sipër kokës, ku duket si një lëvizje për të mbrojtur flokët dhe fytyrën nga shiu. Ajo shihet duke vrapuar drejt dyqanit dhe në moment të fundit ndryshon mendje dhe rikthehet sërish në makinë.

Nuk dihet nëse është nëna e fëmijës, por duket qartë që nuk i intereson fare nëse fëmija mund të marrë një ftohje – mjafton vetëm mos t’i prishen flokët dhe grimi.

Videoja –që besohet se është filmuar në Baton Rouge, Luiziana, ka marrë rreth 5 milionë shikime dhe sigurisht shumë komente ofenduese ndaj gruas.

Videoja është shpërndarë nga shumë përdorues, të cilët kanë vendosur diciturën: Nuk mund ta besoj, sapo pashë një njeri që përdor fëmijën si çadër.

Në një koment shkruhet: Në vend që të mbulojë kokën  fëmijës, ajo po mbulon kokën e vet me fëmijën?!

“Nuk e kuptoj ku është problemi, fëmijët janë rezistent ndaj ujit”, komenton një tjetër lexues.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni