Mamaja dhe djali që gjithçka e bëjnë me këmbë

Mamaja dhe i biri të lindur pa krahë pastrojnë dhëmbët, lahen, hanë, luajnë lojëra kompjuterike duke përdorur këmbët e tyre. Për shumicën e nena dhe djali pa krahenjerëzve punët e shtëpisë janë një detyrë e rëndë. Por, për një nënë, si Linda Bannon punë të thjeshta si gatimi, pastrimi i shtëpisë, shtrimi i shtratit paraqesin një sfidë pothuajse të pamundur.

35-vjeçarja ka lindur pa krahë, rezultat i sindromës Holt-Oram, që ndikon në rritjen e kockave dhe që mund të shkaktojë probleme me zemrën. Por znj.Banon nuk pranon që të qenit me aftësi të kufizuar ta pengojnë atë për të bërë një jetë normale, duke përdorur këmbët në vend të duarve. Ky qëndrim i saj ka frymëzuar edhe të birin, Timin, i cili ka lindur në të njëjtën gjendje. Ai mund të notojë, të marrë leksione takuondoje dhe të luajë lojëra në kompjuter si çdo djalë i moshës së tij.

nena dhe djali pa krahe 3Zonja Banon e ka mësuar veten që të gatuajë, të vërë makiazh, madje edhe të qepë duke përdorur këmbët e saj. Ajo thotë se Timi është si çdo djalë tjetër i vogël. Ai bën detyrat e shtëpisë, luan, pastron dhomën e tij duke përdorur këmbët.

“E dija nga skaneri që djali do të lindte pa duar. Isha e vetëdijshme, por nuk u shqetësova sepse ai do të bënte një jetë normale si unë”. Mamaja e djalit e lindur në Çikago thotë se prindërit e saj nuk e dinin që ajo do të lindte pa duar, megjithatë asnjëherë nuk e trajtuan ndryshe nga fmijët e tjerë.

“Ata më ndihmuan të ec dhe të vishem. Kisha proteza, por nuk ishin aspak të rehatshme. Në moshën 12 vjeç unë bëja gjithçka me këmbët e mia. Në shkollë më ngacmonin, por kisha shokët e mia që më mbronin”. Kur la shkollën, znj. nena dhe djali pa krahe1Banon u bë mësuese në shkollën fillore. Në moshën 24-vjeçare takoi burrin e saj në palestër. “U dashuruam menjëherë. Atë nuk e shqetësonte aftësia ime e kufizuar, madje e adhuronte pavarësinë time”.

Çifti u martua në korrik të 2004-s dhe vendosën të bënin një fëmijë. Dihej se fëmija kishte 50% mundësi që të lindte gjithashtu pa krahë.

Timi nuk ka pse të mos ketë familje, ashtu sikurse mamaja e tij. Ai ka aftësinë që të bëjë gjithçka duke përdorur këmbët. Zonja Banon ka ndërmend të mbajë leksione duke motivuar të gjithë njerëzit që lindin në të njëjtën gjendje.

Përshtati në shqip: Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit