A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?

Dr. Megi Lekbello ka folur për obezitetin dhe pasojat e tij në shëndet në podcastin “Obeziteti, le të flasim për të”, duke theksuar se obeziteti nuk duhet parë thjesht si një çështje peshe apo pamjeje, por si një sëmundje kronike.

Sipas saj, indi dhjamor nuk është thjesht një depozitë energjie, por ka aktivitet metabolik dhe ndikon në procese të ndryshme të organizmit.

“Të gjithë organizatat, përfshirë këtu Organizatën Botërore të Obezitetit, ato Europianet dhe Amerikanet e konsiderojnë obezitetin sëmundje. Kjo sepse ky ekses, kjo sasi e shtuar e indit dhjamor nuk shihet thjeshtë si një depozitim energjie. Indi dhjamor ka aktivitetin e vetë metabolik, prodhon një sërë substancash të cilat rrisin inflamacionin, nxisin oreksin, bëjnë që pacientët ta kenë më të vonuar ndjesinë e ngopjes dhe të gjitha këto me kalimin e kohës rrisin rrezikshmërinë për sëmundje të tjera që janë të lidhura me obezitetin, siç është insulino-rezistenca, diabeti I tipit të dytë, hipertensioni, dislipidemitë, problemet artikulare dhe rrisin riskun dhe për lloje të ndryshme të kancerit”.

Në këtë këndvështrim, trajtimi i obezitetit nuk lidhet vetëm me humbjen e peshës, por edhe me parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të tjera që mund të shfaqen si pasojë e tij.

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve