Fruthi, masat parandaluese

Ilma Lamçe

Fruthi është një infeksion viral i cili prek aparatin respirator. Është një sëmundje ngjitëse e cila kalon përmes ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Fruthi është më i  zakonshëm te fëmijët dhe përhapet nëpërmjet kollitjes, teshtimës dhe puthjeve.

Personi që preket nga fruthi quhet i infektuar nga dita e 1 deri në ditën e 4 pas shfaqjes së skuqjes në lëkurë. Prandaj 4 ditët e para personat e prekur nuk lejohen të kenë kontakt me personat e tjerë.  Ndërsa  personat qe nuk janë të vaksinuar apo nuk e kanë kaluar një herë fruthin, duhet t’i shmangin kontaktet me personat e infektuar deri në 14 ditë pas shfaqjes së skuqjes.

Simptomat e para të fruthit janë:

-temperaturë

-rrufë

-dhembje muskulare

-dhembje fyti

-humbje e urisë

-humbje e volumit të zërit

-kollë e thatë

-shfaqja e pikave të bardha në gjuhë

Pas ditës së tretë fillojnë të shfaqen shenjat e tjera të sëmundjes, siç janë  pikat e kuqe, fillimisht pas veshëve, në kokë dhe në fytyrë, duke vazhduar ditët e mëvonshme të përhapen në të gjithë trupin.

Këshilla

– Prindërit këshillohen të tregojnë një kujdes maksimal duke i mbajtur fëmijët e prekur nga fruthi në ambiente të ngrohta, shtrirë dhe mos të ftojnë persona të tjerë.

-Trupi i fëmijës ka nevojë për ujë dhe lëngje, si edhe për sasi të vogla ushqimi, edhe pse është normale që mos të kenë uri.

-Në rastet kur fëmija ka temperaturë, duhet t’i jepni paracetamol dhe jo aspirinë

-Nëse fëmija ka kruajtje të lëkurës, duhet ta lyeni me ndonjë pomadë që lehtëson kruajtjet.

Parandalimi

Për të parandaluar sëmundjen duhet që të kryeni vaksinën kundër fruthit, pasi personat që preken nga fruthi janë personat e pa vaksinuar. Fëmijët e marrin vaksinën e parë në moshën 1 vjeç dhe të dytën në moshën 5 vjeç. Për  fëmijët nën 1 vjeç, këshillohet që nënat t’i ushqejnë vetëm me qumësht gjiri dhe mos t’i ekspozojnë në vende me njerëz të tjerë.

Në rast se fëmija jo imun bie në kontakt me fëmijë me fruth, brenda 72 orëve duhet të kryejnë vaksinën e fruthit, për të parandaluar sëmundjen.

Ndërlikimet

Grupmoshat të cilat shfaqin ndërlikime  të kësaj sëmundje janë fëmijët nën 5 vjeç dhe personat mbi 25 vjeç. Komplikacionet kryesore janë infeksioni i veshëve, i mushkërisë dhe enjtja e trurit. Fruthi në disa raste mund të jetë fatal, duke çuar në një dëmtim të përhershëm të trurit.

Duke qenë në një sezon virozash, këshillohet që të shmangen ekspozimet e panevojshme në qendrat shëndetësore, ku numri i personave të infektuar është i lartë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo