Ndahet nga jeta shkencëtari Stephen Hawking

Ka ndërruar jetën në moshën 76-vjeçare profesori Stephen Hawking. Shkencëtari i njohur ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Kembrixh, Angli.

Lajmi është bërë i ditur nga fëmijët e profesorit.

“Jemi pikëlluar shumë nga ndarja sot nga jeta e babait. Ishte një shkencëtar dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite.

Do të na mungojë përgjithmonë.

Edhe pse trupi i tij u sulmua nga një sëmundje motorike e neuroneve kur ishte vetëm 21 vjeç, Hawking habiti mjekët duke jetuar me këtë sëmundje për më shumë se 50 vite.

Që prej vitit 1963 ai u diagnostifikua me një një sëmundje të quajtur Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), që e la atë në një karrige me rrota. Por kjo se ka penguar atë të vazhdojë pasionin e tij për shkencën.

Në vitin 2016, profesori u paraqit në një spot ndërgjegjësues të një organizate suedeze të shëndetësisë ku kërkonte të ndërgjegjësonte njerëzit mbi ushqimet e shëndetshme.

“Si një kozmolog, e shoh botën si një të tërë dhe jam këtu për të adresuar një prej problemeve më të mëdha shëndetësore të shekullit të 21. Ne hamë shumë dhe lëvizim pak. Zgjidhja për këtë nuk është shkenca dhe as teknologjia. Zgjidhja për këtë jemi vetë ne, aktiviteti fizik dhe një ndryshim në dietë”, thotë Hawking.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi