Udhëzime të reja për menaxhimin e diabetit – ushqimeve që duhet t’u thoni PO dhe JO

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Hani më shumë djathë, molla dhe kos, dhe kufizoni mishin e kuq, patatet për të parandaluar diabetin. Mjekët kanë publikuar një listë të ushqimeve që ata rekomandojnë për të parandaluar diabetin e tipit 2. Është ­­hera e parë që ekspertët specifikojnë se cilat ushqime mund të ndihmojnë për të luftuar këtë sëmundje, që lidhet me obezitetin.

Më parë, njerëzve që ishin në rrezik të lartë për zhvillimin e diabetit iu rekomandohej të rrisnin me 15% dozën e fibrave ose të humbnin 5% të peshës trupore.

Ndërsa së fundmi mjekët e kanë përditësuar këtë udhëzim, ku thonë se nuk lidhet me mënyrën si njerëzit e jetojnë jetën.

Dr. Pamela Dyson, shkencëtare e dietologjisë tek Universiteti i Oksfordit dhe drejtuese e ekipit të shkencëtarëve pas udhëzimeve të reja për diabetin, thotë: “I kemi bërë këto udhëzime të reja dietetike në bazë të ushqimeve dhe jo lëndëve ushqyese…sepse është ushqimi ajo çka njerëzit hanë, jo “lëndët ushqyese”.

“Është më e lehtë të kuptohesh nga njerëzit kur flet për ushqimet që ata në fakt hanë”.

Detajet për udhëzimet e reja distike janë publikuar javën që shkoi tek Konferenca Profesionale Britanike e Diabetit, në Londër.

Për të parandaluar diabetin, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni më shumë drithëra, futa dhe perime, sidomos mollë, rrush, boronica dhe perime të gjelbra. Në udhëzimin e re rekomandohen gjithashtu produktet e qumështit, sidomos kosi dhe djathi, si dhe konsumimi rregullisht i çajit ose kafes.

Dietat duhet të jenë të ulëta në mishin e kuq dhe të përpunuar, pijet me sheqer, patatet dhe karbohidratet e rafinuara si buka e bardhë ose orizi.

Udhëzimet, e bazuara tek të dhënat e më shumë se 500 studimeve shkencore, janë vendosur nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Oksfordit dhe Shoqata Britanike e Diabetit.

Dieta për parandalimin e diabetit:

  • Ushqimet që duhet të konsumoni:
  • Drithërat
  • Frutat, sidomos mollët, rrushin dhe boronicat
  • Perimet e gjelbra
  • Produktet e qumështit me pak yndyrë, si kosi dhe djathi
  • Çaji dhe kafja

Ushqimet që duhet të shmangni

  • Mishin e kuq dhe të përpunuar
  • Pijet e gazuara
  • Karbohidratet e rafinuara, si buka e bardhë, orizi i bardhë

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre