Të shembet fasada e shëndetësisë falas/ Brenda QSUT-së, pacientët detyrohen t’i blejnë ilaçet

Pacientët e shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” detyrohen t’i blejnë vetë ilaçet për trajtimin sëmundjeve edhe pse, sipas ligjit në fuqi, duhet të ofrohet çdo ilaç dhe shërbim falas.

Shqetësimi është ngritur nga avokati Adriatik Lapaj, i cili ka publikuar denoncimin e një qytetari për  mungesën e një ilaçi që kushton 50 mijë lekë dhe duhet ta blejë çdo ditë, ndonëse duhej të rimbursohej nga shteti për diagnozën që pacienti ka.

“Përshëndetje Adriatik. Fillimisht më lejo të të përgëzoj për çdo nismë që merr, je ndër të paktët njerëz në atdheun tonë të zymtë që rrezaton optimizëm. Dua të ngre një shqetësim me një rast abuziv që ndodh në QSUT.

Prej disa ditësh kam shtruar babain te QSUT dhe një lloj ilaçi që shteti ia rimburson për diagnozën që ka, mungon (të paktën kështu thonë). I jepet vetëm një ditë dhe pastaj je i detyruar ta blesh vet çdo ditë. Ilaçi kushton 50 mijë lek. Realisht nuk shpresoj të arrijmë diçka pas këtij denoncimi, por në qoftë se nuk mësohemi të reagojmë, atëherë do vazhdojmë të jemi të pashpresë. Dhe ta shembim fasadën e propagandës së shëndetësisë falas.
Bashkangjitur është dhe një faturë e ilaçit të cilën e blejmë në farmaci./
Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese