Pas duhanpirjes, ky është faktori që ju rrezikon nga kanceri

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Obeziteti mund të tejkalojë duhanpirjen si shkaktari kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin, sipas një studimi të ri. Duhanpirja është shkaku më i parandalueshëm i kancerit, ndjekur nga mbipesha, ekspozimi ndaj rrezatimeve ultraviolet, abuzimi me alkoolin, konsumimi i pakët i ushqimeve të pasura në fibra dhe ndotja e ajrit jashtë shtëpisë, ka zbuluar një studim nga Qendra Kërkimore e Kancerit në Britani.

Ekspertët bëjnë të ditur se ndërkohë që numri i rasteve të prekur nga kanceri si pasojë e duhanpirjes vazhdon të ulet, numri i rasteve me kancer të lidhur mbipeshën vazhdon të rritet.

Ekspertët rekomandojnë për ndërmarrjen e një veprimi urgjent për të luftuar kërcënimin që vjen nga obeziteti.

Parandalimi është mënyra më e mirë për të shmangur këtë sëmundje vrasëse, ku shteti mund të bëjë më shumë për të ndihmuar njerëzit të bëjnë zgjedhje të shëndetshme.

Mënyra standarde për të zbuluar nëse dikush është mbipeshë është duke llogaritur indeksin e masës trupore. Një indeks më i lartë se 25 nënkupton mbipeshë, ndërsa personat me BMI mbi 30 klasifikohen si obezë.

Burimi: Huffington Post / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet