Rozmarinë dhe rigon kundër diabetit

erezaRozmarina dhe rigoni nuk janë vetëm erëza të shijshme kuzhine. Kërkuesit e departamentit të shkencave të ushqimit në Universitetin e Ilinoisit kanë zbuluar se këto erëza janë të pasura me përbërës që mund të luftojnë diabetin ushqimor të tipit II njësoj si dhe ilaçet. Studimi i publikuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” dhe studimet e mëparshme tregojnë efektshmërinë e tyre në parandalimin e diabetit.

“Polifenolët dhe flavonoidet që kanë këto erëza janë të afta të pengojnë enzimat që luajnë rol kyç në sekretimin e insulinës”, shpjegon autorja e kërkimit, duke vijuar se këto erëza janë efektive si në formë të njomë ashtu edhe kur janë të thata, madje në këtë rast janë edhe më të efektshme. / ANSA

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit