7 shenjat që paralajmërojnë për dëmtim nervor

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Janë me miliarda nerva në trup. Shumica e tyre, nervat periferalë, janë si degë pemësh që shpërndahen në të gjithë trupin dhe transmetojnë mesazhe në vendburim – tru dhe shtyllën kurrizore. Kur gjithçka shkon siç duhet, truri e merr informacionin që duhet, kështu mund të lëvizni muskujt dhe organet e brendshme funksionojnë siç duhet. Ndërsa kur dëmtohen nervat periferalë, është histori tjetër: Mund të vështirësohet ecja, keni dhimbje etj.

Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike dhe Goditjes në Tru, me miliona njerëz vuajnë nga dëmtimi nervor perfieralë, ndryshe neuropatia.

Diabeti është shkaku nr.1. Ndërsa fati i keq (që do të thotë se keni trashëguar ndonjë defekt anatomik) është shkaktari i dytë.

Shkaqe të tjera janë kalimi i një traume (si aksidenti me makinë), moshimi, mungesat e e vitaminave, ekspozimi i gjatë ndaj toksinave (si alkooli, ilaçet kundër kancerit, plumbi, mërkuri dhe arseniku) dhe infeksionet e sëmundjet autoimunitare si hepatiti C, difteria, HIV,  Epstein-Barr, artriti reumatoid dhe Sindroma Guillain-Barré. Ndërkohë, rreth 30%-40% e rasteve me neuropati janë “idiopatike”, që do të thotë se nuk ka ndonjë shkak të njohur.

Lajmi i mirë është se dëmtimi nervor zakonisht zhvillohet ngadalë, që do të thotë se mund ta trajtoni para se të përkeqësohet – ndërkohë që vendosja e diagnozës së duhur nuk është gjithmonë e lehtë. Prandaj konsultohuni me mjekun nëse i vëreni simptomat e mëposhtme.

Shfletoni galerinë…

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja