Qetësuesi që mund të parandalojë dhe trajtojë çrregullimet mendore

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një nga ilaçet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve mund të parandalojë demencën, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, ibuprofeni ka potencialin të zhdukë sëmundjen e alcajmerit. Ky ilaç që mund të merret edhe pa recetë, ul inflamacionin në tru, i shkaktuar nga formimi i antigjeneve që çojnë në humbje të kujtesës dhe konfuzion.

Drejtuesi i studimit, Dr. Patrick McGeer, nga Universiteti British Columbia, thotë: “Njerëzit mund të parandalojnë këtë përmes një zgjidhjeje të thjeshtë që nuk kërkon as recetë e as vizitë te doktori”.

“Ky është një zbulim i vërtetë pasi tregon se alcajmer mund të eleminohet përfundimisht. Nëse zbatohet në të gjithë botën, alcajmer mund të zhduket”, vijon McGeer.

Ibuprofeni, ashtu si aspirina, është një ilaç anti-inflamator që përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe temperaturën e lartë. Ky ilaç është zhvilluar në vitet ’60 dhe është pëehapur në të gjithë botën në vitet ’80.

OBSH e ka përfshirë këtë ilaç në listën e “mjekimeve të rëndësishme” që nevojiten në çdo sistem shëndetësor bazik.

Megjithatë, mjekët nuk e rekomandojnë përdorimin e shpeshtë të këtij ilaçi (sa herë keni dhimbje), pasi mund të çojë në zhvillim të ulcerës në stomak dhe hemorragji.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore