Gerlad Kola, mjek familje
Tërshëra nuk është aq e pafajshme sa flitet
Tërshëra ka gluten më pak se drithërat e tjerë, por ajo shkakton inflamacion në organizëm.
Çfarë thonë hulumtimet rreth glutenit dhe tërshërës?
Janë bërë disa studime kërkimore për të vlerësuar sigurinë e konsumit të tërshërës. Shumë prej tyre raportojnë se komponentët në proteinat e tërshërës shkaktojnë inflamacion në grupet e pacientëve me sëmundje celiakale, si dhe ndjeshmëri në glukozë.
Kohët e fundit, një studim tjetër i botuar në Revistën e Nutricionit në Evropë, zbuloi se disa forma të proteinave të tërshërës shkaktuan dhe reagimin e antitrupave të ndryshëm në organizëm.
Një tjetër studim, i botuar në Revistën Skandinave të Gastro-Enterologjisë, zbuloi se dy varietetet e proteinave të tërshërës ishin përgjegjës për rritjen e dendësisë së qelizave T intraepiteliale dhe prodhimit të IFN-γ. (të dyja këto, qelizat T Intraepiteliale dhe Interferoni Gama) janë shenja të inflamacionit të shtuar.
Nëse lihet i pakontrolluar, ky inflamacion ka aftësinë të dëmtojë indet dhe të shkaktojë sëmundje autoimune.
Të gjithë drithërat, kur digjen, lëshojnë mbetje toksike. Sasinë më të madhe e lëshon gruri.
L- Carnitina: Humbje në peshë, fakt apo thashetheme
Suplementet dhe pijet energjetike që përmbajnë L-Carnitinë pretendojnë të jenë fuqizues të metabolizmit dhe që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë dhe të rrisni performancën tuaj sportive. Megjithatë, asnjë e dhënë shkencore nuk i mbështet këto pretendime. Në fakt, marrja e L-Carnitinë mund të bëjë që të humbisni shëndetin tuaj të mirë në vend të kileve shtesë.
Fjala carnitinë vjen nga fjala latine për mish: carnis, e cila është gjithashtu rrënjë e fjalës mishngrënës.
Mëlçia dhe veshkat prodhojnë Carnitine nga dy aminoacide, lysinë dhe methionine. Carnitina ruhet në muskujt e skeletit, në tru, dhe në zemër. Tek meshkujt, carnitina ruhet edhe në spermë.
Kjo substancë luan një rol të rëndësishëm në trupin tuaj, ajo shoqëron acidet yndyrore me zinxhirë të gjatë për në mitokondrinë e qelizës, ku ato prodhojnë energji. Carnitina gjithashtu frenon prodhimin e derivateve toksike të prodhimit të energjisë jashtë qelizës, kështu që ato nuk ndërtohen.
Të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët nuk duhet të marrin Carnitine shtesë, gjithashtu nuk rekomandohet Carnitina si ndihmëse e dietës. Trupi i njeriut prodhon Carnitine në mënyrë të mjaftueshme.
Burimet e Carnitinës gjenden edhe në ushqim, kryesisht në mishin e kuq. Një biftek mesatar përmban diku te 56 deri në 162 gramë Carnitine. Një hamburger përmban diku te 87 deri në 99 gramë Carnitine. Sa më i kuq të jetë mishi, aq më i lartë është përqendrimi i Carnitinës. Sasi të vogla të Carnitinës janë të pranishme edhe tek peshqit, pulat dhe produktet e qumështit.
Nuk ka të dhëna shkencore për të mbështetur pretendimet e fryra në lidhje me L-Carnitinën dhe aftësinë e saj për të djegur yndyrën, ose rreth mitit se ajo ka aftësinë të nxisë performancën sportive. Në të kundërtën, suplementet me L-Carnitine kanë efekte anësore të tilla si të përziera dhe të vjella, dhimbje barku dhe diarre. Suplementet me Carnitine mund edhe të vështirësojnë jetën shoqërore, sepse nëse merrni 3 gramë Carnitine në ditë mund të prodhoni një erë trupi si peshk. Njerëzit me sëmundje të veshkave ose çrregullime epileptike duhet të tregojnë kujdes të veçantë me suplementet e Carnitinës ose me pijet energjike që përmbajnë Carnitine, kjo për shkak se Carnitina mund të shkaktojë dobësi të muskujve në njerëzit me sëmundje të veshkave dhe konvulsione në njerëzit që kanë çrregullime epileptike.
Komplikacioni më serioz i lidhur me Carnitinën është se ka një rrezik të shtuar në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Hulumtuesit kanë gjetur se një metabolit i carnitinës e rrit numrin e shanseve për të zhvilluar aterosklerozë ose kalçifikim të arterieve.
Problemi nuk është vetë Carnitina, problemi ndodh kur Carnitina bashkohet me bakteret në zorrë. Kur ju konsumoni një biftek ose gëlltisni një kapsulë me L-Carnitine, bakteret në zorrë prodhojnë një kimikat të quajtur trimethylamine, pastaj mëlçia e konverton trimethylamine në trimethylamine N- oksid, ose TMAO. Ky efekt anësor ngurtëson arteriet.
Jo mishngrënësit duket se kanë baktere të ndryshme në zorrë, dhe nuk përjetojnë të njëjtën TMAO, edhe në qoftë se ata hanë mish ose marrin një pilulë L-Carnitine. Hulumtuesit ende nuk e dinë se cilat baktere në zorrë shkaktojnë prodhimin e TMAO, pasi hahet mish ose pasi merret suplement me L-Carnitine. Studimet e mëtejshme, për të identifikuar këto baktere, do të zbulojnë më shumë rreth kombinimit midis asaj që hamë, florës së zorrëve tona dhe potencialit për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.
Kush mund të ketë nevojë për suplemente me Carnitine?
Një fëmijë i lindur para kohe, që nuk prodhon dot Carnitine të mjaftueshme, mund të ketë nevojë për shtesa me këtë përbërje. Një defekt gjenetik i rrallë, i quajtur mangësia primare e Carnitinës, mundet gjithashtu të kërkojë një plotësim.
Për të gjithë të tjerët, është më mirë ta shmangni Carnitinën.
Nëse jeni tifoz i pijeve energjike, duhet të lexoni përbërësit dhe të shmangni ato që përmbajnë L-Carnitine. Ndonjë biftek i rastit nuk ju bën keq, por gjithsesi do të ishte mirë të kufizoni konsumit e mishit të kuq.


