Dieta që të dobëson dhe parandalon plakjen e parakohshme

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Në një botë të dominuar me dieta nga më të çuditshmet, pjesa më e madhe e të cilave rekomandohen nga personazhet e njohur, shumë njerëz nuk e besojnë se ka një dietë të vetme të mirë për shëndetin.

Megjithatë, studimet kanë treguar se një dietë e pasur me perime, proteina dhe yndyra të shëndetshme ka përfitimet kryesore për të rënë në peshë dhe mbrojtur zemrën e trurin ndërsa plakemi.

Ky lloj regjimi i të ngrënit vjen në forma të ndryshme, nga një dietë me bazë bimore deri në atë mesdhetare. Disa njerëz konsumojnë më shumë vezë, produkte të bulmetit, mish dhe peshk; ndërsa të tjerë janë vegjetarianë dhe shmangin mishin dhe produktet e tjera shtazore.

Kryesorja është se shumica  këtyre dietave kanë dy karakteristika kryesore: janë të pasura në perime, proteina dhe yndyra të shëndetshme, dhe të ulëta në ushqimet e përpunuara dhe karbohidratet e rafinuara si buka e bardhë.

Sipas ekspertëve, regjimi i të ngrënit lidhet ngushtë me plakjen e shëndetshme dhe një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundjet  zemrës dhe përmirësimi i funksionit njohës.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital