ISHP shpërndan për nxënësit fletëpalosje, por me një problem të “vogël”… në serbo-kroatisht

Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë rreth 10 mijë fletëpalosje në shkollat shqiptare me informacione lidhur me higjienën personale. Fletëpalosjet kanë vetëm një problem të vogël, nuk janë në shqip, por në serbo-kroatisht. E vetmja mënyrë që nxënësit të kuptojnë çfarë është shkruar është nëpërmjet figurave.

Shpërndarja është kryer nga Instituti i Shëndetit Publik në të gjithë vendin, fill pas emërimit si drejtoreshë në këtë institucion i Albana Fico.

Në fletëpalosje mund të shihet logoja e Institutit të Shëndetit Publik dhe shtypshkronja në Shqipëri ku janë shtypur, për të cilat nuk kanë harruar që t’i shqipërojnë.

Burimi: Hashtag.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal