Paracetamoli gjatë shtatzënisë, rrezik potencial për lindjen e fëmijëve me autizëm

Blertina Koka

Gratë shtatzëna që marrin paracetamol janë më shumë se 30% të rrezikuara që të lindin fëmijë me çrregullime ADHD, sugjeron një studim i ri. Ky ilaç i zakonshëm për lehtësimin e dhimbjeve, i njohur ndryshe si acetaminofen, rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të autizmit tek fëmijët me mbi 20%.

Drejtuesi i studimit, dr. Ilan Matok, nga Universiteti Hebrew i Jeruzalemit, thotë: “Rezultatet sugjerojnë për një lidhje mes përdorimit për një kohë të gjatë të acetaminofenit dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e autizmit dhe çrregullimeve ADHD.

Nuk dihet me saktësi përse ky ilaç mund të shkaktojë çrregullime ADHD ose autizëm, megjithatë paracetamoli është lidhur edhe më parë me probleme në të folur dhe ulje të koeficientit të inteligjencës tek fëmijët nënat e të cilëve përdorin këtë ilaç gjatë shtatzënisë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun