Një hap drejt pavdekshmërisë?! Mbahet në jetë truri pa trup

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Truri i derrave është mbajtur gjallë edhe jashtë trupit për herë të parë si pjesë e një eksperimenti shumë kontradiktor. Truri i qindra derrave mbijetoi për më shumë se 36 orë pasi iu pre koka kafshëve. Eksperimentet mund t’i hapin rrugë transplantëve të trurit dhe një ditë mund të mundësojnë pavdekshmërinë e qenieve humane, duke  bashkuar trurin tonë me sisteme artificiale pas vdekjes së trupit.

Dr. Nenad Sestan, që drejtoi ekipin e Universitetit Yale, paraqiti para Institutit Kombëtar të Shëndetit në Mariland përfundimin e një eksperimenti të pazakontë të kryer tek derrat.

Shkencëtarët arritën të hiqnin me sukses kokën e rreth 100-200 derrave dhe i mbajtën ato gjallë edhe pas shkëputjes së trupit.

Organet u lidhën me një sistem të mbyllur që shkencëtarët e quajtën ‘BrainEX’, që mbushën pjesët kryesore me gjak të pasur me oksigjen artificial për t’i mbajtur në jetë.

Në atë që dr. Sestan e përshkruan si “marramendëse” apo rezultat i  “paparashikuar”, miliarda qeliza në tru u mbajtën të gjalla dhe të shëndetshme. Ai thotë se me pak punë mund të arrihet që truri të mbahet i gjallë pafundësisht dhe eksperimenti i kryer me kokën e derrave është një hap i madh përpara drejt ditës kur e njëjta gjë të bëhet edhe me njerëzit, duke u ruajtur trurin dhe më pas transplantimin e tyre.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit