Vendet më të paimagjinueshme ku mund të fshihet melanoma

Kur kontrolloni për nishane dyshuese në lëkurë, me siguri shihni në krahë, kraharor, bark, shpinë dhe këmbë. Por, melanoma, një nga format më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, mund të shfaqet kudo në lëkurë, edhe në pjesë që nuk kapen nga dielli.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, melanoma shfaqet më së shumti në kraharor dhe shpinë tek meshkujt, dhe në këmbë tek femrat, si dhe në qafë tek të dyja gjinitë.

“E vërejmë melanomën kudo”, thonë dermatologët. E kemi hasur në kërthizën e një personi, tek të pasmet, mes gishtave, poshtë thonjve, në kokë dhe pas veshëve. Në raste më të rralla, mund të zhvillohet melanoma edhe brenda veshëve, gojës apo edhe në gjenitale, sipas Shoqatës Amerikane të kancerit.

Ja përse është e rëndësishme që të kontrolloni çdo pjesë të lëkurës për shfaqje të nishaneve ose ndryshim të tyre. Duhet të ndiqni rregullin ABCDE për zbulimin e kancerit të lëkurës.

A për Asimetrinë – Nishani është jo simetrik. Krijoni një vijë imagjinare në nishane dhe krahasoni nëse është simetrik në të dyja anët).

B për Bordurën – Ndryshon kufiri apo bordura – nga e rrumbullakët bëhet e thepisur, e vijëzuar dhe e çrregullt.

C për Ngjyrën (color) – Nuk ka një ngjyrë uniforme,  por disa nuanca ngjyrash –  e kuqërremtë, kafe, blu, e bardhë ose e kuqe.

D për Diametrin – Nishani është më i madh se goma e një lapsi.

E për Evolium – Po ndryshon – tkurret, rritet, zmadhohet, ndryshon ngjyrë ose fillon të acarohet dhe rrjedh gjak.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre