6 muajt e parë të ministres Manastirliu: Pa gjumë!

Në 6 muaj si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pranon se me gjithë punën që bërë në 4 vjet nga qeveria Rama,  ende ka shumë për t’u bërë për fushën e shëndetësisë, një sektor ky i ndjeshëm dhe e vështirë.

E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, përballë moderatores Ilva Tare, ministrja u shpreh se këto 6 muaj, çdo ditë e ka kaluar me merakun për qytetarët nëse po marrin shërbimin e duhur.

“Unë nuk fle. Kam 6 muaj që praktikisht janë gjithë kohës jam bashkë me stafin tim…

“Kjo nuk është e shëndetshme as për ju, as për sistemin”, i përgjigjet moderatorja.

“Kur them nuk fle, nuk do të thotë që nuk bëj orët e gjumit, por nuk fle në kuptimin  e merakut dhe përgjigjes që ne i japim qytetarëve për çdo shqetësim që ata kanë. Patjetër është ekipi ai që prodhon suksesin. Ekipi i shëndetësisë po konsolidohet në një reformim të vazhdueshëm të institucioneve tona, qoftë të urgjencës, qoftë në periferi”, sqaron ministrja.

“Me gjithë punën e madhe që kemi bërë në fushën e shëndetësisë, ende kemi për të bërë për shëndetësinë. Jemi duke punuar fort çdo ditë, me hapa të vegjël, të sigurt për të ndërtuar një sistem shëndetësor. E gjetëm si një ngrehinë, si një trup të vdekur që ne e sollëm në jetë dhe tani po përpiqemi ta ngremë në këmbë. Nuk është e lehtë, është shumë e vështirë, kërkon shumë impenjim”, shprehet ajo.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni