Mjeku la Gjermaninë për Peshkopinë, apo…?!

Kryeministri Edi Rama na ka uruar sot mirëmëngjesi me historinë e një mjeku anestezist-reanimator, i cili ka lënë Gjermaninë për të punuar në Spitalin e Peshkopisë.

Sipas kryeministrit Rama, shkak për rikthimin e Fatmir Xhemalit nga Gjermania në Peshkopi është bonusi për mjekët specialistë që punojnë jashtë Tiranës.

Në fakt mjeku në intervistë thotë se ishin arsyet familjare që e rikthyen në Shqipëri, më pas vendosi që të përfitojë nga bonusi i Ministrisë së Shëndetësisë për mjekët.

Ky mjek, gjithmonë sipas Ramës, është shembulli i 13-të që lë një shtet të huaj për të punuar si mjek në Shqipëri, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës.

Urojmë që qëndrimi i tij në Spitalin e Peshkopisë të jetë i gjatë.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën