Pasiguria ushqimore/ Në Lushnje, qumësht me plastikë të vjetër

Çdo ditë fermerë dhe blegtorë dalin në tregjet e fruta-perimeve për të tregtuar djathë, gjizë e qumësht me shishe plastike mes pluhurit në trotuaret e Lushnjes.

Një fermer vjen çdo ditë në Lushnje në orën 6.00 të mëngjesit. Për 4 orë ai qendron në trotuar për të shitur qumështin. E pranon se këto nuk janë kushte higjienike por thotë se nuk ka zgjidhje tjetër për të jetuar.

“Nuk prishet ky se ia kam gjetur atë që e mjel dhe e bie të pastër. Duhet të jetë në banka, po këtu nuk ka as banak asgjë”, shprehet ai.

Në Lushnje janë tre vende të caktuara si tregje fruta-perimesh nga bashkia, por shfrytëzohen edhe nga shitësit e produkteve të bulmetit pa kushtet që duhen për ruajtjen e tyre. Nga ana tjetër, aksionet e policisë bashkiake nuk i kanë ndaluar të dalin sërish në trotuare. Ndërsa në Lushnjë mungon një mjedis i mirëfilltë për tregtimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi