Zgjidhje natyrale kundër dhimbjes së kokës

Mënyrat natyrale për largimin e dhimbjes së kokës janë të mira, pasi është natyra që na ndihmon të largojmë një problem i cili sidomos me nxehjen e motit bëhet edhe më keq. Për shembull, mund t’ju kujtojmë limonin, menten, dushet e ngrohta, aromaterapinë etj. Por le t’i shohim pak më të detajuara.

dhimbje e forte kokeUthulla

Thuhet se uthulla është një nga metodat më të mira për largimin e dhimbjeve të kokës. Tradita na servir shumë mënyra aplikimi. Për këtë rekomandohet të bëhet një kompresë me uthull molle dhe pastaj, pasi është tharë, të vihet në ballë. E gjitha kjo do t’ju ndihmojë në rikthimin e ekuilibrit të pehashit (ph) dhe kundër sinozitit. Uthulla mund të ndihmojë edhe në problemet me tëmthat.

Krioterapia

Për të luftuar dhimbjen e kokës përdoret edh krioterapia. Bëhet fjalë për aplikimin e borsave të ftohta, të mbushura me akull, që duhet të vendosen në kokë për rreth 10 minuta. Kjo do ta lehtësojë dhimbjen shumë shpejt.

Lulebliri

Lulet e blirit ndihmojnë në qetësimin e trupit dhe në harmoninë psikofizike. Ja përse janë të mira në rastet kur dhimbja e kokës është e vazhdueshme. Mund të pihen sidomos në darkë, para se të shkoni për të fjetur. Mund të përdoren edhe lloje të tjera lulesh si kamomili, lule portokalli, nenexhiku apo lulesahati.

aromaterapiPushimi

Kur ju dhemb koka, është e rëndësishme të pushoni. Vetëm në këtë mënyrë mund të çliroheni nga tensionet e jetës së përditshme. Të pushosh do të thotë të shtrihesh, ndoshta në errësirë, duke harruar çdo lloj problemi. Është një mënyrë shumë e mirë kundër pagjumësisë.

Dush i ngrohtë

Një dush me ujë të ngrohtë apo me ujë të vakët, me ujin që ju vjen direkt në qafë, ndihmon në uljen e tensionit muskular. Gjithë kësaj i bashkangjitet dhe një qarkullim më i mirë i gjakut në kokë.

Limoni

Limoni i shtohet një çaji të ngrohtë. Në fakt, në rastet e tensionit, është mirë të mendohet për hidratimin e trupit. Lëngu i tre limonave i përzier me çaj të nxehtë është një mënyrë e efektshme.

uje me limonMentja

Mentja është shumë e mirë për uljen e kontraktimit të muskujve dhe bën kështu që të ulet dhimbja. Është mirë të vendoset pak vaj i tillë poshtë hundës për të hapur rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur tensionin.

Aromaterapia

Gjithnjë lidhur me frymëmarrjen, ka lloje të ndryshme aromash që mund të cilësohen qetësuese. Kundër dhimbjes së kokës janë të mirë trëndafilat, vjollcat, livandoja, sherebela, karafili dhe lëkurat e portokallit

Uji

Shpesh dhimbja e kokës dhe gjendja e keqe e trupit është rrjedhojë e mungesës së hidratimit të trupit. Është ndjesia që në përgjithësi ndihet në verë. Ja përse duhet të pimë shumë ujë. /Përgatiti: Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin