Kuriozitete mbi dëgjimin e foshnjave

bebi me maminA e dini se:

  • Shurdhësia në moshën fëminore është anomalia më e shpeshtë e lindur në fëmijë.
  • Mesatarisht në çdo 1000 fëmijë të sapolindur, 1-3 janë plotësisht të shurdhër, ndërsa shumë të tjerë lindin me shkallë më të lehta të shurdhësisë apo pësojnë dëmtime në dëgjim gjatë viteve të para të fëmijërisë.
  • Prevalenza e këtyre çregullimeve rritet deri në 10-20 herë tek të sapolindurit e shtruar në Terapinë Intensive të Neonatologjisë dhe tek foshnjat me faktorë të tjerë risku.
  • Defiçiti dëgjimor i paidentifikuar në kohë ka pasoja të rënda për zhvillimin e trurit , aftësive gjuhësore, komunikuese dhe socializmin e fëmijës.
  • Diagnostifikimi sa më i hershëm i shurdhësisë është shumë i rëndësishëm për fillimin e ndërhyrjeve terapeutike dhe reduktimin e handikapit.
  • Fëmija i diagnostifikuar dhe i pajisur me protezat dëgjimore brenda moshës 6 muajsh, mund të arrijë deri në rikuperim total të dëgjueshmërisë dhe zhvillimit normal.
  • Terapia logopedike afatgjatë, së bashku me kontrollet e rregullta të aparateve dëgjimore janë trajtim i domosdoshëm për arritjen e suksesit.

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit