Çfarë duhet të dini rreth mënyrës së testimit të dëgjimit te foshnjat?

  • mamaja dhe bebi vogelTesti i nivelit të parë (TOEA) kryhet gjatë 2 ditëve të para të lindjes tek çdo fëmijë i lindur në 4 maternitete të vendit: në 2 maternitetet universitare të Tiranës, maternitetin e Fierit dhe atë të Shkodrës. Testi është totalisht i sigurtë, i padhimbshëm dhe pa asnjë risk për foshnjën.
  • Kryerja e testit kërkon që ambienti dhe fëmija të jenë të qetë. Mjaftojnë pak minuta për ta kryer. Personeli infermieror që e kryen këtë test janë të trajtuar dhe me eksperiencë.
  • Në pjesën e jashtme të veshit të bebes , futet një sondë e vogël me kapuç e cila prodhon tinguj që kur veshi funksionon në mënyrë perfekte, ai vetë prodhon një sinjal që konfirmon dëgjimin dhe kjo rregjistrohet në një kompjuter të vogël.
  • Në momentin e daljes nga materniteti, mjeku ose infermierja e fëmijës , komunikojnë rezultatin e testit.

Përse disa fëmijë kanë nevojë për një test të dytë konfirmues:

  • Për të gjitha foshnjat që kanë rezultat të dyshimtë apo rezultojnë “FAIL” dhe për ata me faktorë risku për probleme të dëgjueshmërisë, kryhet testimi i dytë me anë të aplikimit të ABR(potenciale të evokuara). Ky ekzaminim është vendimtar për diagnozën e shurdhësisë dhe duhet të kryhet 2 herë brenda moshës 3-6 muajsh.
  • Ekzaminimi kryhet në repartin ORL, pranë shërbimit Pediatrik në QSU ”Nënë Tereza” në Tiranë. Ky ekzaminim është gjithashtu i padhimbshëm dhe jo i bezdisshëm, por që duhet të kryhet ndërsa fëmija është në gjumë të plotë dhe zgjat disa minuta.
  • Fëmijët që rezultojnë me dëmtim të dy anshëm të dëgjimit, duhet të protezohen me aparate dëgjimore dhe kryejnë kontrolle periodike të funksionit dëgjues dhe të progresive të arritura me terapinë rehabilituese logopedike.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"