Ja pse meshkujt duhet të konsumojnë patjetër fruta të thata

Konsumimi i një grusht arra, bajame dhe lajthi çdo ditë rrit prodhimin e spermës, sugjeron një studim i ri. Vetëm 60 gramë me këto fruta të thata çdo ditë rrit sasinë e spermës me 16%, ka zbuluar një studim spanjoll. Këto fruta të thata rrisin gjithashtu shpejtësinë e lëvizjes së spermës me 6%, vitalitetin me 4% dhe formën me 1%, të gjitha këto të lidhura me pjellorinë e mashkullit.

Infertiliteti prek rreth 11% gra dhe 9% burra në moshën riprodhuese në SHBA. Rreth 1 deri 7% e çifteve kanë vështirësi në ngjizjen e fëmijës në Britani.

Shkencëtarët mendojnë se ndotja e ajrit, duhanpirja dhe trendet e reja drejt dietës së stilit perëndimor po ndikojnë në shëndetin e spermës.

Shkencëtarët nga Universiteti Rovira Virgil, në Spanjë, monitoruan mbi 100 meshkuj të moshës 18-35 vjeç për 14 javë. Gjysma e tyre konsumonin një dietë tipike perëndimore, ndërsa pjesa tjetër konsumonin të njëjtat ushqime së bashku me një racion prej 60 gramë me arra, lajthi dhe bajame.

Si në fillim të studimit ashtu edhe në fund iu morën mostra të spermës dhe gjakut.

Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se një grusht fruta të thata në ditë ulin rrezikun e dëmtimit të ADN-së së spermës, që mund të shkaktojë infertilitet.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe