Ekspozimi në diell dhe goditja nga të nxehtët, çfarë duhet të dini

Përgatiti: Ilma Lamçe

Në këto ditë të nxehta flasim shpesh për kremin që duhet të përdorim për mbrojtjen nga dielli, si të nxihemi më shpejt, vajrat e duhur etj. Por, është shumë e rëndësishme të dimë pasojat nga qëndrimi i tepërt në diell.

Shqetësimet  shfaqen nga një ekspozim për një kohë të gjatë në diell. Shkaku përcaktues nuk është, si në goditjen nga të nxehtët, temperatura e lartë, por veprimi i rrezeve të diellit, rrezet infra të kuqe dhe ultravjollcë në kokë.
Ajo përcaktohet nga ekspozimi i tepruar ndaj dritës së diellit. Njerëzit me lëkurë të bardhë janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi. Dhimbja e kokës, djersitja e shumtë dhe problemet me lëkurën janë disa  nga pasojat. Karakteristikë e goditjes së diellit është djegia e shkallës I dhe II dhe eritema që rrjedh.

Ashpërsia e problemit varet nga koha e ekspozimit ndaj diellit dhe zonës në të cilën ka ndodhur. Në malet e larta ju mund të digjeni me lehtësi më të madhe dhe në më pak kohë për shkak të intensitetit të lartë të rrezatimit diellor.

Simptomat

-Eritema në pjesët e ekspozuara ndaj diellit e shoqëruar me formimin e flluskave.

-Në rastet më serioze shfaqen shpërthime të lëkurës.

-Skuqje të syve, lotim dhe bezdisje nga drita.

-Lëkura është e nxehtë dhe e djersitur, mund të shfaqen edhe ethet më vonë.

-Të përziera, marramendje dhe mpirje mendore.

Masat e para që duhen marrë janë:

-Transportoni personin në një mjedis të freskët dhe me hije.

-Vendosni akull në sqetull dhe kokë.  Vetëm pas kësaj duhet të trajtohen lezionet e lëkurës me kremra anti-eritematoze ose spërkatje hidrokortizon.

Nëse goditja e diellit shoqërohet me simptoma më të rëndësishme, të tilla si djegia, ethet e larta, dhimbja e kokës ose të tjera, këshillohet të kërkoni këshilla mjekësore.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet