Ç’do të thotë “të hash si një burrë Masai”?

Për një kohë të gjatë është thënë se ngrënia e shumë yndyrnave, sidomos yndyrnave të ngopura, është e dëmshme për shëndetin. Si rrjedhojë, shumë njerëz janë munduar që ta ulin sasinë e të ngrënit të tyre.

familja ha drekeKjo ka çuar në rritje të konsumimit të karbohidrateve të përpunuara, si oriz i bardhë, makarona dhe bukë, të cilat lidhen me një rritje të madhe të obezitetit, për shkak se këto ushqime na bëjnë të hamë dhe më shumë.

Yndyra ëshë e mirë për të na bërë të ndihemi të ngopur dhe madje të ndihemi të ngopur për një kohë më të gjatë.

Vaktet e pasura me yndyrë çojnë në çlirimin e hormonit glukagon nga pankreasi. Glukagoni çon në uljen e yndyrnave të trupit për disa orë pas ngrënies së vaktit. Kjo ndihmon ata që dëshirojnë të dobësohen.

Shumë fise hanë sasi të mëdha yndyrnash dhe mbeten sërish të shëndetshëm. Fiset e Afrikës Lindore si Masai dhe Samburus konsumojnë të paktën 400 g yndyrna shtazore në ditë. Në Britani, 60 g në ditë quhet e shëndetshme. Njerëzit e këtyre fiseve kanë nivel të ulët kolesteroli dhe nuk kanë probleme me sëmundjet e zemrës. Kur njerëz të këtyre fiseve migrojnë në zona të tjera ku konsumojnë ushqime të përpunuara me shumë karbohidrate nivelet e tyre të kolesterolit të keq (LDL) rriten.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe