Cili është shkaku i puçrrave të vogla në trup

Ilma Lamce

Po flasim për ato puçrrat e vogla që dalin në trup, kryesisht në pjesën e shpatullave dhe kurrizit. Këto puçrra janë një tregues se organizmi ynë është intolerant ndaj glutenit.

Gluteni është stimulues i sëmundjeve ndryshme të lëkurës, siç janë ekzema dhe psoriaza. Por kjo varet nga organizmi, sepse çdo organizëm e tret në mënyrë të ndryshme glutenin. Dhe për pasojë, organizmi që e ka të vështirë ta tresë, e shfaq mbi lëkurë në formën e puçrrave. Këto puçrra shoqërohen me kruajtje, kjo për shkak se sistemi imunitar duke qenë intolerant krijon antitrupa që e stimulojnë.

Megjithatë, kjo është forma më “e lehtë” e shfaqjes, pasi intoleranca ndaj glutenit shkakton edhe probleme me stomakun, lodhje kronike, mungesë përqendrimi, depresion, ankth, deri në vështirësi për ngjizje. Secila prej këtyre alergjive shoqërohet me simptoma specifike./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer