Shpresë për gratë në menopauzë: zbulohet mënyra si të parandalohen afshet e nxehta

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Afshet e nxehta janë një nga simptomat më të zakonshme dhe më të diskutuara të menopauzës. Pavarësisht shumë viteve kërkim, shkencëtarët akoma nuk kanë arritur të konfirmojnë përse luhatja e hormoneve shkakton dalje jashtë kontrollit të temperaturës në trup.

Një studim i ri pretendohet se ka zbuluar neuronin që bëhet hiperaktiv kur bien nivelet e estrogjenit. Rezultatet e këtij studimi, të kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Uashingtonit, konfirmojnë një hipotezë të hedhur prej kohësh, që mund të çojnë në zhvillimin e trajtimeve të reja për të mbajtur nën kontroll këtë neuron pa rritur rrezikun për goditje në tru.

Sfida më e madhe e grave në moshë të mesme është përballimi i afsheve të nxehta dhe rregullimi i niveleve të estrogjenit me ilaçe. Rritja artificiale e niveleve të estrogjenit rrit rrezikun që gratë të zhvillojnë mpiksje të gjakut, atak në zemër, goditje në tru etj.

Gjatë studimit, i drejtuar nga Richard Palmiter, profesor i biokimisë tek Universiteti i Uashingtonit, shkencëtarët modifikuan gjenetikisht minjtë që të kenë afshe të nxehta dhe hiperaktivitet të neuroneve Kiss1.

Ata shpresojnë që ky studim të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve që shënjestrojnë burimin e afsheve të nxehta, pa pasur nevojë që të ndryshohen në mënyrë artificiale nivelet e estrogjenit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun