Eksperimenti me gratë shtatzëna shkakton vdekjen e 11 foshnjave

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Të paktën 11 bebe kanë humbur jetën pasi nënat e tyre morën viagra si pjesë e një eksperimenti mjekësor në Holandë. Në përpjekje për të trajtuar defektet në lindje të fëmijëve akoma të palindur, 93 gra morën viagra me recetën e mjekut në 10 spitale në Holandë.

Por, 17 fëmijë zhvilluan tension të lartë të gjakut në mushkëri, që do të thotë se nuk mund të merrnin mjaftueshëm oksigjen, ku 11 prej tyre ndërruan jetë.

15 gra të tjera shtatzënë kanë frikë mos fëmija e tyre do të ketë të njëjtin fat të keq. Ndërsa pjesa tjetër e bebeve nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore. Eksperimenti është ndalur dhe ka nisur një hetim kundër iniciuesve të tij. Një test i njëjtë është kryer në Britani vitin e kaluar, ku rezultatet e publikuara në dhjetor nuk nxorën ndonjë të dhënë  bindëse për përfitimet  e viagrës gjatë shtatzënisë, por nuk u raportuan as rreziqe.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun