Përgatiti: Blertina Koka
Në 40 vite, metoda e fertilizimit “In Vitro” ka ndihmuar me miliona gra në të gjithë botën që të bëhen nëna, përfshirë edhe këto 6 gra të famshme, që pa asnjë hezitim kanë ndarë me fansat historitë e tyre.
- CHRISSY TEIGEN
Teigen ka përdorur metodën e fertilizimit in-vitro për të lindur dy fëmijët e saj, 9-vjeçarja Miles dhe 2-vjeçarja Luna. Supermodelja ka folur gjithmonë hapur rreth luftës së saj me infertilitetin dhe si ajo dhe këngëtari Legend zgjodhën gjininë e secilit fëmijë nëpërmjet metodës in-vitro. Edhe pse është e lumtur që ka pasur dy shtatzëni të suksesshme, ajo pranon që infertiliteti është një betejë e madhe për çiftin.
“Emocionalisht, është edhe më e vështirë”, shprehet ajo gjatë një interviste të dhënë për revistën Self.
- Kim Kardashian
Ylli i realitetit televiziv pati komplikacione gjatë lindjes së fëmijës së parë,vogëlushja North, prandaj në lindjen e fëmijës së dytë, ajo bashkëpunoi me specialistët e fertilitetit dhe lindi djalin Saint me metodën e fertilizimit in-vitro. Çifti Kardashian-West lindën edhe një fëmijë të tretë, Chicago, këtë janar me ndihmën e një nëne surrogate.
- COURTENEY COX
Ndërkohë që i bënte njerëzit të qeshin me filmin “Friends”, aktorja Cox po përjetonte tragjedi njëra pas tjetrës në jetën private, me aborte dhe infertilitet, ndërkohë që po përpiqej të lindte një fëmije me ish-bashkëshortin David Arquette. Ajo iu nënshtrua 2 herë metodës in-vitro para se të ngelej shtatzënë me vajzën Coco, tani 14 vjeç.
- BROOKE SHIELDS
Pas një aborti dhe disa raundeve të pasuksesshëm me metodën in-vitro, Brooke Shields provoi një raund të fundit në moshën 36 vjeç, dhe funksionoi: Ajo ngeli shtatzënë në citin 2002 dhe lindi vajzën Rowan në vitin 2003. Në vitin 2006 ajo lindi një tjetër vajzë pa ndihmën e metodës in-vitro.
- CELINE DION
Ashtu si edhe shumë të tjerë, edhe për këngëtaren kanadeze Celine Dion nuk ka qenë aspak e lehtë të bërit nënë. Kur provoi për herë të parë metodën in-vitro në fillim të 30-ave, iu desh vetëm 1 raund që të lindte djalin e saj Rene-Charles, tani 17 vjeç. Por, pasi provoi sërish në të 40-tat, këtë herë ishte më e vështirë për të që të ngelej shtatzënë. Ajo përjetoi një abort dhe iu nënshtrua 6 herë metodës in-vitro derisa lindi dy djemtë e saj binjak, Nelson dhe Eddy, tani 7 vjeç.
- EMMA THOMPSON
Pasi iu nënshtrua metodës in-vitro në fund të viteve +90, aktorja Emma Thompson më në fund ngeli shtatzënë dhe lindi vajzën Gaia në vitin 1999. Pamundësia për të ngelur shtatzënë bëri që ajo të kalojë në depresion për një farë kohe. Megjithatë kishte një fund të lumtur: Çifti më pas adoptoi një tjetër fëmijë.
Burimi: Today.com / Shendeti.com.al








