E drejta për kujdes shëndetësor

Kujdes shëndetësor është tërësia e masave dhe veprimtarive të ndërrmarra nga institucionet e kujdesit shëndetësor, punonjësit shëndetësor dhe shtetasit me qëllim përmirësimin e mirëqënies fizike, mendore e sociale siç përcaktohet në Kushtetutën e Organizatës Botërore të Shëndetësise. Shërbimet e kujdesit shëndetësor janë ndërhyrjet mjekësore, për të rritur  mbrojtjen dhe trajtimin shëndetësor nëpërmjet parandalimit, diagnostikimit, masave kurative dhe rehabilituese të siguruara nga ana e ofruesve të te regjistruar të kujdesit shëndetësor. E drejta për kujdes shëndetësor është nje e drejtë themelore e njeriut ku rolin themelor e luan shteti si garantues i sigurisë së pacientit bazuar ne mosdiskriminimin.

Ligji Nr.10 107, datë 30.03.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”

“Çdo pacient ka të drejtën për akses në shërbimet shëndetësore sipas nevojave vetjake. Shërbimet shëndetësore duhet të garantojnë akses të barabartë për këdo, pa diskriminim bazuar në të ardhurat financiare, vendbanimin, llojin e sëmundjes apo kohën e marrjes së shërbimit” (Karta e të Drejtave të Pacientit).

Kujdesi shëndetësor udhëhiqet nga parimet e mëposhtme

a) e drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë themelore e individit;

b) garantimi i të drejtave të barabarta në kujdesin shëndetësor, bazuar në mosdiskriminim;

c) sistemi i kujdesit shëndetësor funksionon mbështetur në eficencën dhe cilësinë e shërbimit, duke garantuar sigurinë e pacientit dhe paanësinë;

ç) pjesëmarrja e aktorëve të ndryshëm, pacientëve, konsumatorëve dhe qytetarëve;

d) llogaridhënia ndaj qytetarëve

**Ky artikull u prodhua nga “Together for Life” në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e “Together for Life” dhe jodomosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?