5 këshilla të thjeshta që të ulni sasinë e kalorive në një vakt

Për të minimizuar efektet negative të ndryshimit të stinës dhe për të fituar energjitë e domosdoshme për trupin tonë, ndikon jashtëzakonisht shumë përzgjedhja e ushqimit. Për të rigjetur gjallërinë dhe për të qëndruar gjithmonë në formë duhen pasur gjithmonë parasysh disa këshilla të cilat do t’ju hyjnë në punë.

1) mbushim gjysmën e pjatës me perimet e freskëta të stinës me larmishmëri në ngjyra
2) Në çdo vakt por dhe mesvakt duhet të përmbajë proteinë, në vaktet kryesore zakonisht këshillohet 1/4 e pjatës ( në varësi të moshës, gjendjes shëndetësore mund të këshillohet edhe më tepër por edhe më pak ) por proteina duhet të ketë përmbajtje të ulët në yndyrë!
3) Ju këshilloj të përdorni servise të vogla( pjatat)
4) Konsumoni ushqimin tuaj ngadalë por dhe gjithmonë fillojeni nga sallata!
5) Mos e konsumoni ushqimin tuaj para televizorit, celularit etj.. pasi shpesh herë nuk do të jeni të vetëdijshëm për sasinë që konsumoni!
Dhe më rëndësishmja edukoni veten në zakone më të shëndetshme!/Rolina Naco, Nutricente

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?