Spitali i Traumës, njerëzit flenë nëpër shkallë

Këto foto nuk janë marrë nga një qendër strehimi. Jemi në ambjentet e Spitalit të Traumës (apo ish-Spitali Ushtarak), në orën 00:00.

Spitali i Traumes, ora 00 (3)

Në Spitalin e Traumës (Ish-spitali ushtarak) në mesnatë

“Keni shumë të drejtë, kjo gjendje është skandaloze, ne po mendojmë t’i strehojmë në ambjentet e një hoteli luksoz, me kondicioner, se e meritojnë”. Kjo ishte përgjigja ironike për “Shënet+” e mjekut të spitalit, të cilin e pyesim nëse kjo situatë është normale.

Gjatë kësaj vizite që kishte si qëllim vëzhgimin e kushteve dhe të shërbimit që bëhet në spital gjatë natës, arritëm të marrim ato pamje dhe një përgjigje ironike të mjekut roje dhe të infermieres.

Të afërmit e pacientëve as nuk ankohen për këtë gjendje. Mjafton të mos i nxjerrësh në foto dhe t’i lësh në qetësinë e tyre. Ata përpiqen të akomodohen me batanije nëpër korridore, nëpër shkallë, në kushte aspak të favorshme, pasi duhet t’u qëndrojnë mbi kokë gjatë natës familjarëve të tyre të shtruar në spital për arsye të ndryshme.

Nuk ka nevojë për vëzhgime të tepërta, nuk ka nevojë as të pyesësh, pasi është e dukshme që në këtë spital jo vetëm që nuk ka salla pritjeje, por nuk ka as stola nëpër korridore.

Spitali i Traumes, ora 00 (2)

Në Spitalin e Traumës (Ish-spitali ushtarak) në mesnatë

“Shoqërimi i pacientëve nga të afërmit e tyre është i nevojshëm, pasi një mjek roje nuk mund t’i ketë në vëmendje të gjithë të sëmurët”, thotë njëra nga infermieret.

“Po ku të rrimë tjetër? Aman vetëm të dalim nga këto dyer”. Këto janë përgjigjet e pacientëve të cilët në kushte të tilla shprehen tepër të lodhur, saqë ngritja e zërit për disa stola pranë dyerve, duket luks i tepruar.

Ndoshta Ministria e Shëndetësisë ka arritur 300 ditë suksesi, megjithatë 300 netët, nuk duket të jenë të tilla.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën