Të drejtat e pacientëve citohen nga 16 personazhe të njohur shqiptarë

16 personazhe të njohur shqiptarë, të fushave të ndryshme, citojnë 16 të drejtat nga Karta Shqiptare e të Drejtave të Pacientit, miratuar në vitin 2010 nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktorë, këngëtarë, futbollistë, koreografë, prezantues e aktivistë të shoqërisë civile janë bërë pjesë e kësaj nisme të iniciuar nga shoqata Together for Life për të mbështetur implementimin e Kartës së të Drejtave të Pacientëve, si një e drejtë themelore e njeriut.

Kjo video u përgatit nga shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit “Forcimi i demokracisë në kujdesin shëndetësor përmes respektimit të të drejtave të njeriut”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi