ISHP konfirmon: Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të virusit “Ethja e Nilit Perëndimor”

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se aktualisht nuk ka asnjë rast të epidemisë virale Ethja e Nilit Perëndimor në Shqipëri.
ISHP gjithashtu konfirmon se prej dy vitesh në vendin tonë nuk ka asnjë rast të kësaj sëmundje, bazuar në testimet e kryera për të gjitha rastet e dyshuara.

Qysh prej vitit 2011 në Shqipëri është vendosur survejanca për zbulimin e hershëm të Etheve të Nilit Perëndimor në të gjithë vendin dhe sidomos evidentimin e infeksioneve të sistemit nervor qendror të shkaktuar prej tij.
Po ashtu janë përforcuar kapacitet laboratorike të diagnosës përfshi këtu dhe atë molekulare të kësaj sëmundje pranë laboratorit të virologjisë në ISHP.
Gjithashtu për Shqipërinë është kryer edhe një vlerësim risku ku janë përcaktuar zonat me risk më të lartë ku kemi një survejance dhe kontroll të përforcuar.


ISHP këtë sezon në komunikim të vazhdueshëm me ECDC (Qendrën Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve) ka përcaktuar masat për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje si më poshtë:
1. Përforcimi i survejancës për Ethen e Nilit Perëndimor dhe infeksionet e sistemit nervor qendor
2. Komunikim të përditshëm me struktura shëndetësore në vend për kapjen e hershme të rasteve
3. Përgatitje e laboratorit të virologjisë pranë ISHP për të kryer diagnozën dhe bashkëpunim i këtij laboratori me rrjetin europian të sëmundjeve emergjente
4. Survejancë e përforcuar tek kuajt dhe zogjtë
5. Fushatë ndërgjegjësimi, informimi dhe kontrolli derë me derë në Tiranë dhe më tej sipas një udhëzimi dhe bashkëpunimi me ECDC.
6. Bashkëpunim ndërkufitar për Plan të Kontrollit të mushkonjave për të ndërhyrë në rastet e shpërthimit të ndonjë epidemie dhe shkëmbim informacioni me vendet fqinje.
7. Survejancë e përforcuar entomologjike.
Kujtojmë se për këtë sëmundje nuk ka vaksinim tek njerëzit, mënyra e duhur për të parandaluar infektimin nga Virusi i Nilit Perëndimor si në Shqipëri dhe jashtë saj, është evitimi gjithnjë e më i madh i mushkonjave./Ishp

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese