Është ndarë nga jeta artisti i njohur amerikan, Edward C. “Ed” King. Ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë në mushkëri.
Lajmi për vdekjen e tij u publikua nga faqja e Ed King në Facebook.
“Është një trishtim të madh që t’ju njoftojmë për humbjen e Ed King, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Nashville, Tennessee. Falënderojmë shumë miq e tifozë për dashurinë dhe mbështetjen e tyre ndaj Edit gjatë jetës dhe karrierës së tij”, thuhet në njoftim.
Rokeri ishte i njohur më shumë si kitaristi i grupit të njohur Lynyrd Skynyrd, dhe bashkautor i këngës së famshme “Sweet Home Alabama”.
Ai gjithashtu është një ndër bashkë-themeluesit e ” Straëberry Alarm Clock”, grup i formuar në Los Anxhelos në mes të viteve 1960./dailymail


